Home Lajme Petkoviq: Ne kemi kryer obligimet tona, kemi 10 vite që presim Asociacionin

Petkoviq: Ne kemi kryer obligimet tona, kemi 10 vite që presim Asociacionin

0
Petkoviq: Ne kemi kryer obligimet tona, kemi 10 vite që presim Asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka theksuar se Serbia i ka përmbushur obligimet e saj dhe se ka 10 vite që është duke pritur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai thotë se është e qartë se Prishtina nuk dëshiron dialogun, paqen dhe marrëveshjen.

Petkoviq ka folur për takimin me përfaqësuesit e serbëve.

“Serbët nga Kosova folën para së gjithash për situatën në terren, me çfarë përballen çdo ditë. Ata folën për atë dhunë, politike dhe çdo dhunë tjetër që po ndodh ndaj serbëve nga ana e Prishtinës. Për incidentet, për sulmet, për arrestimet, për praninë ilegale të Policisë në veri të Kosovës”, thotë Petkoviq.

Më tutje Petkoviq ka folur për hapa konkretë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kemi insistuar, si çdo herë që jemi në Bruksel, para së gjithash për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ju e dini se ky është obligimi i parë dhe themelor në dialog, është obligim i Prishtinës. BE, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona dhe tash kemi 10 vite që presim formimin e Asociacionit. E gjithë kjo që po ndodh në terren, çdo lloj dhune politike, institucionale dhe çdo lloj dhune tjetër që shkon nga Prishtina në drejtim të komuniteteve serbe, ndaj serbëve, e gjithë kjo nuk do të ekzistonte nëse do të kishim një komunitet të komunave serbe.

Ai ka folur edhe për takimin e zhvilluar së fundi me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kemi biseduar edhe për energjinë, për të zhdukurit, ka pasur një tekst të dakorduar të deklaratës për të pagjeturit, e cila duhet të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë”, thotë Petkoviq.

Por, Petkoviq nuk ka bërë të ditur se kur pritet të ndodhë takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë vetëm është shprehur se Serbia është e gatshme për negociata kurdo që do të mbahen ato

Exit mobile version