2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Petkoviq: Kurti përmes udhëzimit administrativ dëshiron me çdo kusht t’i mbajë kryetarët e rremë

- Advertisement -

“Qeveria e Kosovës as nuk shpall as nuk organizon zgjedhje”, ka thënë dje zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përparim Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që të shpallen “sa më parë” zgjedhjet e reja në katër komunat të banuara me shumicë serbe; kjo pas kërkesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para mëse dy dite që serbët të futen në zgjedhje në mënyrë që, siç tha ai, “t’i marrin në duart e tyre levat e pushtetit”.

Kryeziu u thirr në udhëzimin e fundit administrativ që MAPL ka hartuar – ku kërkohet që përmes një peticioni prej 20% të votuesve të atyre komunave të thirren zgjedhje të reja – duke shtuar se shpallja e zgjedhje të reja “duhet të nxitet nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”, siç e citoi REL.

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petare Petkoviq, ka reaguar ndaj deklarimeve të qeverisë që zgjedhjet e reja mund të thirren në përputhje me Udhëzimin Administrativ të hartuar nga MAPL muajve të fundit.

“I ashtuquajturi udhëzim administrativ është asgjë më shumë se mënyra përmes të cilës Kurti dëshiron të mbajë kryetarët e rremë dhe këshilltarët me çdo kusht. Gauleiterët e Kurtit që kanë marrë 3.5% të votës veç shqiptare nëpër zgjedhjet në kontenjerë në veri, nuk përfaqësojnë askënd dhe prandaj s’kanë legjitimitet”, ka thënë Petar Petkoviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit