1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Petkoviq: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij në Berlin, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Veriut , Nenad Gjuriq, i dha një goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit.

Petkoviq, thotë se Kurti me këtë ‘shkaktoi ankth te serbët e Kosovës, teksa shtoi se mbrëmë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar mbrëmë shtatë orë me përfaqësuesit politik të serbë nga Kosova’, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Populli ynë është i bashkuar dhe i vendosur për të mbrojtur të drejtën e tij për të qëndruar dhe për të mbijetuar në vatrat e tyre. Presidenti Vuçiq u tha atyre se ai i kupton ata dhe vuri në dukje të gjitha pasojat nëse shpërbëhet Marrëveshja e Brukselit. Ata thanë se e kuptojnë presidentin, por ata duan që asnjë serb të mos largohet nga Kosova ”, ka thënë Petkoviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit