8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Petkoviq i reagon Bislimit për Udhërrëfyesin e Energjisë: Është e qartë se kush po e saboton marrëveshjen

- Advertisement -

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, në një postim në “X” pak më parë, ka kërkuar zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, që u arrit në kuadër të dialogut në Bruksel. Ndaj këtij postimi ka reaguar drejtori i të “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ku ka akuzuar qeverinë e Kosovës për sabotim të marrëveshjes për energjinë.

Reagimi i tij erdhi pas një deklarate të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili kishte vënë në dukje se zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente.

Ai shkroi se Prishtina ka penguar zbatimin e Udhërrëfyesit të Energjisë që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

“Fakte, jo spin Besnik Bislimi. Prishtina ka penguar zbatimin e Udhërrëfyesit të Energjisë që nga tetori. Në mars Beogradi kërkoi që çështja të zgjidhej dhe më pas në prill erdhëm në Bruksel me të gjithë ekspertët, vetëm Bislimi. Prej dy muajsh kemi pritur përgjigjen e zotëriut. Është e qartë se kush po e saboton marrëveshjen”, – shkroi ai në rrjetin social “X”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit