12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Petkoviq e quan të “turpshëm”, raportin e Bakoyannisit për “pranimin” e Kosovës në KiE

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq,e ka quajtur të “turpshme”, deklaratën e deputetes greke, Dora Bakoyannis, e cila ka thënë se asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma se sa Kosovës para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në Këshillin e Evropës.

Në një reagim në platformën “X”, Petkoviq ka thënë se raporti i saj nuk përmban edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Turp të keni Dora Bakoyannis! Nuk e di se cila është më e keqe, raporti i juaj i turpshëm apo çdo gjë që ju thoni në mbrojtje të së ashtuquajturës Kosovë! Ju përmendni një numër të reformave të pretenduara që të ashtuquajturës Kosovë i janë dashur t’i përmbushë për anëtarësim në KiE, por kurrë nuk përmendni se Prishtina nuk e ka themeluar AKS-në për 11 vjet, se i arreston dhe rrah serbët në përditshmëri, se është ndaluar qarkullimi i mallrave serbe për 10 muaj, se ka hequr dinarin dhe ndalon rrogat dhe pensionet për serbët, se ka kryer spastrim etnik të serbëve, dhunën institucionale, imponon kryetarë të rremë në veri, shkatërron varrezat serbe dhe konfiskon pronat e serbëve. Raporti i juaj i turpshëm Dora Bakoyannis nuk përmban asgjë nga ato gjëra më sipër”, ka shkruar Petkoviq.

Ndryshe në një artikull autorial për “European Western Balkans”, Bakoyannis ka thënë se për të ardhur tek opinioni pozitiv janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare.

“Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”, ka shkruar Bakoyannis.

Pos kësaj, ajo ka shkruar edhe mbi lidhjen e saj “të veçantë” që ka me popullin serb.

Teksa mbron marrëdhënien e saj me Serbinë, Bakoyannis ka thënë se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar “vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të KiE-së”.

“Kjo e fundit ka rëndësi të veçantë për komunitetin serb në rajon, që për dekada, i ishte hequr e drejta për të ndjekur penalisht autoritetet e Prishtinës për shkelje të të drejtave të njeriut, para një gjykate të njohur ndërkombëtarisht”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Ajo thekson se gjatë fjalës së saj në seancë plenare, ka theksuar se “nëse Komiteti i Ministrave do të kishte detyruar të shprehë mendimin e saj për shtetësinë, nuk do ta kisha marrë kurrë raportin dhe do të rreshtohesha me pozicionin e vendit tim”, duke mohuar çdo konsideratë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit