-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Petkoviq: Beogradi nuk u konsultua me BE-në për planin evropian

- Advertisement -

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se Beogradi nuk është konsultuar me vendet e Bashkimit Evropian për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Sipas Petkoviqit, ata nuk u pyetën nga zyrtarët evropianë për këtë plan, shkruan Euronews.

“Ata nuk na pyetën asgjë për atë plan. Ne nuk morëm pjesë në diskutimet për krijimin e atij dokumenti. Ata duan të zgjidhin çështja e Kosovës në një mënyrë që u përshtatet atyre”, theksoi ai.

Lidhur me Asociacionin, sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron ta formojë.

“Para së gjithash, ai po e thotë këtë për të shmangur detyrimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, Prishtina për dhjetë vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit, e cila është pengesë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit