Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron për vizitë në Kosovë.
Petkoviq bashkë me udhëheqësit e Listë Serbe morën pjesë në liturgjinë me rastin e Pashkëve në Manastirin e Deçanit.
Kështu ka konfirmuar Lista Serbe në Facebook.
Po ashtu, edhe Manastri i Deçanit ka konfirmuar pjesëmarrjen e Petkoviqit, ku ndër të tjera kanë thënë se në meshë, morën pjese edhe përfaqësues të KFOR-it dhe të
“Në shërbesë morën pjesë edhe z. Petar Petkoviq, drejtori i ‘zyrës për Kosovën’ të Qeverisë së Serbisë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues politikë serbë nga Kosova, si dhe përfaqësues të KFOR-it. Pas Liturgjisë së Shenjtë, shijuam mëngjesin e Pashkëve në tryezën e mbushur plot të manastirit.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Manastrit të Deçanit.
Ndryshe, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KPS), Patriarku Porfirije, edhe në ditën e Pashkëve ka folur për Kosovën duke thënë në mesazhin e tij se tjetërsimi i Kosovës nga shteti i Serbisë është i papranueshëm dhe se Kisha avokon për një jetë të përbashkët me shqiptarët e Kosovës sepse “ka vend për të gjithë”.