17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Peticioni për rrëzimin e kryetarëve, KQZ vazhdon verifikimin nënshkrimeve

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ende në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për shkarkimin e kryetarëve të tyre.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ende jemi në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ashtu siç kemi njoftuar, ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik”, ka thënë Elezi.

Pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, Elezi tha se do të përgatitin raport për çdo komunë dhe do të njoftojnë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare.

Po ashtu, përgjigjja e KQZ-së do të bëhet publike edhe për qytetarët dhe mediat

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit