Pete Davidson gjatë kësaj fundjave ishte duke pushuar në Hawaii bashkë me të dashurën e tij, Chase Sui Wonders.
Ndërsa në një moment u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme, ai zbuloi pak më shumë nga tatuazhet e shumta që ka.
Por, mesa duket nuk ekzistonin më tatuazhet që kishte bërë për ish-partneren e tij, Kim Kardashian.
Davidson u fotografua pa tatuazhin “My Girl Is A Lawyer” që kishte vendosur mbi kockën e klavikulës.
Për shkak të karrierës që po ndiqte ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, komediani i SNL bëri tatuazhin meqë ishin në një lidhje dashurie për nëntë muaj.
Fjala “Kim” e bërë tatuazh në gjoksin e tij, ishte ndoshta më ekstreme e përkushtimit ndaj Kardashian, por tani edhe ajo është fshirë.
Pas një romance të shkurtër, Davidson dhe Kardashian u ndanë në mënyrë miqësore në muajin gusht.
Zgjedhja e çiftit për t’u ndarë u ndikua ndjeshëm nga diferenca që kanë në moshë, Davidson, 27 vjeç dhe Kardashian, 41-vjeçe.
Kim nga ana tjetër këtë periudhë është beqare duke u përkushtuar më shumë në katër fëmijët.