Komediani Pete Davidson e konfirmoi edhe një herë publikisht lidhjen e tij me aktoren Madelyn Cline .
Ata u panë mbrëmë bashkë në festën zyrtare të shfaqjes “Catch Steak”, ku pjesëmarrës është Davidson.
“Ata dukeshin shumë të dashur, shumë të lezetshëm”, tha një burim ekskluzivisht për PEOPLE për paraqitjen e tyre në festë.
Pavarësisht se çifti ishte “jo shumë social”, shtoi burimi: “Davidson qëndroi mjaft vonë. Ai ishte atje deri pas orës 4 të mëngjesit”, shkruan People.