8.1 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Pësoi aksident: Vetura me targa të Suedisë rezultoi e vjedhur

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, ku pas përfshirjes në një aksident, ka rezultuar se vetura e tij ishte e vjedhur.

Sipas raportit të policisë, pas verifikimit të makinës me targa të huaja, pas aksidentit, ka rezultuar se ishte vjedhur në Suedi në korrik të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Vetura është dërguar në terminalin doganor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.

Njoftimi i plotë:

VETURË E VJEDHUR- Prishtinë 12.02.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti veturën të cilën ishte duke drejtuar me targa të huaja dhe ishte përfshirë në një aksident, gjatë verifikimit ka rezultuar se vetura në vitin 2023 (korrik) ishte raportuar si e vjedhur në Suedi. Vetura e dyshuar është dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit