21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Pështyu çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentes së saj, kritikohet ashpër JLO

- Advertisement -

Përdoruesit e platformës së rrjeteve sociale X vendosën të risillnin në vëmendje një video të pakëndshme të këngëtares së njohur amerikane Jennifer Lopez.

Videoja virale tregon këngëtaren duke “pështyrë çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentes së saj” në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, ku shumë e quajnë sjelljen “të vrazhdë” dhe “të neveritshme”.

Videoja që u bë virale gjashtë vite më parë, ka qarkulluar sërish. Në të, JLo mund të shihet duke u shoqëruar nëpër rrugët e Big Apple-it, ndërsa asistentja e saj u shfaq duke vrapuar për të kapur çamçakëzin: “Ja ku JLO pështyn çamçakëzin në dorën e asistentes së saj në mes të qytetit të Nju Jorkut. Sa e vrazhdë dhe sjellje të neveritshme. Nuk ka asnjë arsye për t’i trajtuar punonjësit tuaj në këtë mënyrë”, thuhet në Twitter në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit