-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

“Pesëshe në kajmak”, Reali ia “gërrditë” Betisit – shkëlqen Gonzalo

- Advertisement -

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe në xhiron e 18-të në La Liga ndaj Real Betisit.

Në ndeshjen e luajtur në “Bernabeu”, vendasit morën një fitore me “manita”, duke fituar 5-1.

Ishte Gonzalo Garcia që shkëlqeu në këtë takim me tre gola të shënuar.

Garcia e hapi serinë e golave në minutën e 20-të, pasi shënoi me kokë, pas asistimit nga Rodrygo.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Gonzalo shënoi në minutën e 50-të, për 2-0.

Kësaj here u asistua nga Federico Valverde, teksa me prekje të dytë shënoi një gol të bukur me volej.

Gjashtë minuta më vonë, ishte qendërmbrojtësi Raul Asencio që shfrytëzoi më së miri harkimin e Rodrygos nga këndi, duke shënuar për rezultatin 3-0.

Megjithatë, dhjetë minuta nga goli i tretë i Realit, mysafirët dolën në skenë.

Ishte Cucho Hernandez që shënoi për 3-1, pas një hutie në mbrojtjen madrilene.

Megjithatë, në minutën e 82-të, Gonzalo e shënoi “hat-trickun” e tij, dhe golin e katërt të Realit në ndeshjes. Ai u asistua nga Arda Guler, i cili u fut në lojë në minutën e 77-të.

Fran Garcia në minutën e 93-të e kompletoi “pesëshen në kajmak” të Realit, me asistimin e dytë të Valverdes për sonte.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 45 pikëve, katër më pak se Barcelona në vendin e parë me 49 pikë.

Ndërkohë, Betisi gjendet i gjashti momentalisht me 28 pikë.

Të ngjashme

Të fundit