Nëntori i këtij viti shënon pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur sot një protestë simbolike para objektit të EULEX-it në Prishtinë.
Në duart e protestuesve u panë pankarta me mbishkrime si, “5 vjet padrejtësi e organizuar, pesë vjet turp ndërkombëtar”.
Gazmend Syla nga OVL-UÇK, i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se protesta u organizua qëllimisht pa paralajmërim të gjerë.
“Ishte ideja që ta kujtojmë dhe të protestojmë pikërisisht në këtë ditë. Nuk e kemi bërë publike për më shumë njerëz, se ndodh që situata të na kalojë nga kontrolli. I kemi thirrur vetëm veteranët e luftës. Ishim aty para dyerve të bazës së EULEX-it. Sapo e përfunduam, gjithçka shkoi mire”, tha Syla






