Cristiano Ronaldo po shkon drejt sezonit të pestë radhazi pa e fituar titullin e kampionit.
Për herë të fundit, legjenda portugeze e kishte fituar një titull kampioni të shtetit në vitin 2020 me Juventusin, ndërsa më pas e pati një eksperiencë të shkurtër në Angli, ku u rikthye te Manchester United para se të përfundonte në Arabinë Saudite.
Humbja e fundit e zbriti Al Nassrin në pozitën e katërt në Saudi Pro League, duke bërë që titulli i kampionit në këtë sezon të jetë pothuajse i pamundur, shkruan “Gazeta Express”.
Në moshën 40 vjeçare, Cristiano mbetet golashënuesi më i mirë i ligës, duke kontribuuar në 45% të golave në ligë për Al Nassr në këtë sezon.
Përkundër shkëlqimit të tij individual, futbolli është një sport ekipor dhe sukseset kolektive kanë qenë të pakapshme për “CR7” në këtë periudhë pesë vjeçare.
Kontrata e Ronaldos me Al Nassr do të skadojë në qershor të këtij viti, por flitet se ai do ta vazhdojë atë për një vit tjetër, deri në qershor 2026.