20.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Pesë “veset” e krijuar në skuadrën e Real Madridit që Xabi Alonso duhet të rregullojë

- Advertisement -

Të mendosh se Xabi Alonso mund ta ndryshonte Real Madridin për katër ditë do të ishte një iluzion i bukur, por larg realitetit të futbollit modern.

Pavarësisht optimizmit që sjell emri i tij, ndërtimi i një skuadre me identitet të ri kërkon kohë, punë dhe durim.

Rezultati nuk është gjithmonë pasqyra e vërtetë e një projekti të ri – ajo që vlen më shumë është ndërtimi i një filozofie loje, dhe në këtë drejtim Alonso sapo ka hedhur hapat e parë, shkruan Marca.

Real Madridi është në fazën e tranzicionit dhe kjo kërkon kohë. Ndeshja e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos tregoi shkëndija pozitive, por edhe shumë probleme për t’u zgjidhur.

Kjo është një epokë e re që kërkon besim dhe durim – një ndërtim që fillon nga themelet, jo nga rezultatet e menjëhershme.

Fillimi i një epoke, jo i një mrekullie të menjëhershme

Xabi Alonso e nisi aventurën e tij në krye të Real Madridit me një barazim ndaj Al Hilal (1-1) në Kupën e Botës për Klube, duke konfirmuar se ndryshimi kërkon kohë.

“Kemi stërvitur për nëntë ditë me vetëm tri seanca. Ky është një proces”, deklaroi ai pas ndeshjes, duke theksuar qartë se nuk mund të bëhet një transformim i plotë brenda disa ditësh, sidomos pas katër viteve nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Thibaut Courtois theksoi të njëjtin problem: “Pas kaq kohësh me të njëjtin trajner, rutina të caktuara janë ende aty. Duhet kohë për të ndërtuar diçka të re”.

Këtë e konfirmoi edhe Dani Carvajal, duke pranuar se për momentin ekipi ndjek një vazhdimësi të pjesshme për shkak të lodhjes së sezonit të kaluar.

Nga mbrojtja e ulët, te posedimi i kontrolluar

Filozofia e Xabi Alonsos dallon qartazi nga ajo e paraardhësit të tij. Në vend të mbrojtjes së ulët dhe kundërsulmeve të shpejta, trajneri kërkon posedim të topit, presion të lartë dhe kontroll të lojës.

“Ne duhet të shtojmë pasime, të mos kërkojmë gjithmonë sulmin direkt, por të hapim hapësirat”, u shpreh Courtois, duke reflektuar idetë e reja në stërvitje.

Pjesa e dytë e ndeshjes kundër Al Hilal ishte më premtuese, me më shumë ritëm dhe organizim, por ende larg asaj që kërkohet për të dominuar në skenën evropiane.

Image

Dobësi në tranzicion dhe mungesë organizimi

Real Madridi tregoi brishtësi në tranzicionin mbrojtës, veçanërisht kur humbiste topin në presionin e parë. “Nëse nuk e ke topin, po ndjek hijet”, u shpreh një nga lojtarët, duke përmbledhur ndjesinë e ndeshjes.

Alonso dëshiron presion të organizuar dhe të përputhur me momentin e lojës – jo gjithmonë presion total, por një balancë në varësi të kontekstit.

Problemi është se një ekip i çorganizuar është i varur nga individualitetet dhe gabimet bëhen të pashmangshme. Kjo është një pikë që trajneri duhet ta adresojë me përparësi.

Image

Problemet me penalltitë vazhdojnë

Real Madridi ka humbur 7 nga 19 penalltitë e fundit – një shifër alarmante për një klub të këtij niveli. Në mungesë të Mbappé, Vinicius e Bellingham, ishte uruguaiani Valverde që mori përgjegjësinë ndaj Al Hilal, por Bono e priti gjuajtjen.

Ndërkohë, Barcelona ka shënuar të gjitha 10 penalltitë që ka pasur këtë sezon. Menaxhimi i kësaj situate është një tjetër “detyrë shtëpie” për Alonson.

Image

Pa lëvizje, nuk ka kërcënim

Në sistemin 4-3-3 të zbatuar ndaj Al Hilal, Madridi vuajti për shkak të mungesës së lëvizshmërisë në fazën sulmuese, veçanërisht te Rodrygo dhe Vinicius.

Ideja e Xabit është që pozicionet në fushë të jenë të zëna, por jo gjithmonë nga i njëjti lojtar, për të krijuar variacione në lojë. Kjo nuk ndodhi dhe ekipi u bë i lexueshëm, duke e pasur të vështirë të depërtonte në mbrojtjen e ngjeshur të kundërshtarit.

Të ngjashme

Të fundit