Një aksident mes tre automjeteve ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Marinë të Skenderajt, duke shkaktuar lëndimin e pesë personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se autoritetet janë duke u marrë me rastin.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.