19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Pesë të lënduar, aksident mes dy veturave në Klinë

- Advertisement -

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës gjatë së enjtes.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.

Ai shtoi se njëri nga pesë të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim, teksa katër të tjerët janë në Spitalin e Pejës.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit