7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pesë të akuzuar lidhur me vdekjen e aktorit, Matthew Perry

- Advertisement -

Në mesin e personave të akuzuar janë dy mjekë dhe asistenti i aktorit.

Prokurori Martin Estrrada njoftoi për ngritjen e akuzave më 15 gusht, duke thënë se mjekët e furnizuan Perryn me sasi të madhe të etaminës dhe madje, gjatë një shkëmbimi të mesazheve të shkruara, kishin pyetur se sa do të ishte i gatshëm të paguante ish-ylli i Friends.

“Këta të pandehur shfrytëzuan problemin e Perryt me varësinë, me qëllim që të pasuroheshin. Ata e dini se çfarë po bënin ishte gabim”, tha Estrada.

Perry vdiq në tetor për shkak të mbidozës me ketaminë. Atij i ishin injektuar disa doza nga asistenti i tij personal me këtë substancë në ditën kur vdiq. Asistenti ishte personi që e gjeti të vdekur Perryn më vonë gjatë asaj dite.

Dy persona, përfshirë një doktor që është akuzuar, janë arrestuar, tha Estrada. Dy të pandehur, përfshirë asistentin e Perryt veçse janë deklaruar fajtorë për akuzën, ndërkaq personi i tretë është pajtuar që të pranojë fajësinë.

Prokurori tha se të akuzuarit kishin këmbyer mesazhe menjëherë pas vdekjes së Perryt duke iu referuar ketaminës si shkaktare të vdekjes. Estrada tha se ata tentuan që të fshihnin përfshirjen e tyre në furnizimit e Perryt me ketaminë, që është një substancë e fuqishme që shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjen kronike dhe depresionin.

Në maj, policia në Los Angjelos tha se po punonin me Administratën për luftën kundër drogës për të hetuar se pse në trupin e aktorit 54-vjeçar kishte sasi të madhe të kësaj substance.

Perry vdiq më 28 tetor të vitit të kaluar. Autopsia, që u publikua në dhjetor, gjeti se sasia në gjakun e aktorit ishte në nivelin që përdoret për anestezion për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.

Aktori Perry për dekada të tëra kishte abuzuar me substanca narkotike dhe viteve të fundit ishte trajtuar për depresion, ankth dhe dhimbje.

Ketamina ishte përmendur si shkaku kryesor i vdekjes dhe në raportin e autopsisë ishte thënë se vdekja e tij ishte aksidentale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit