23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Pesë policë të dyshuar për rastin e 27-vjeçarit përballen nesër me Gjykatën

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë do të mbajë nesër, më 9 korrik, seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e 27-vjeçarit.

Lajmin e ka konfirmuar për Tëvë1 zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca do të zhvillohet në ora 10:30.

“Gjykata ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar për nesër, më 09.07.2025, ora 10:30,” ka deklaruar Gashi.

Pesë zyrtarët policorë janë suspenduar dhe arrestuar pas ngjarjes që ndodhi më 7 korrik në Lipjan, ku 27-vjeçarit humbi jetën gjatë ndërhyrjes policore. Ata po hetohen nën dyshimet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rasti ka ngjallur reagime të gjera publike, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili është ende në pritje të përfundimit të analizave toksikologjike dhe histopatologjike për të dorëzuar raportin përfundimtar të autopsisë.

Të ngjashme

Të fundit