2.7 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Pesë persona të arrestuar për vrasjen në Klinë

- Advertisement -

Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë lidhur me rastin ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në Klinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha Gashi.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Pejë ka thënë se dy prokurorë të shtetit në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha zëdhënësi i Prokrurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit