12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Pesë mënyra të lehta për t’u shmangur nga sëmundjet gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan

- Advertisement -

Përpos që janë të lodhshme, udhëtimet e gjata me aeroplan mund të jenë edhe shkaktare të përkeqësimit të shëndetit apo infektimit me virusë të ndryshëm. Për t’i parandaluar këto situata të padëshiruara, ju duhet t’i zbatoni pesë rregulla të thjeshta që mund t’i lexoni më poshtë.
Pastrojeni tavolinën e vogël të ushqimit

Aeroplanët mund të lëshohen në një aeroport dhe të nisen në një fluturim tjetër pas më pak se 90 minutave, që do të thotë se punëtorët nuk kanë gjithmonë kohë të mjaftueshme për ta pastruar çdo sipërfaqe. Prandaj, është e rëndësishme që ta pastroni tavolinën e vogël të ushqimit përballë jush me një faculetë që përmban alkool. Është zbuluar se kjo pjesë e aeroplanit është pjesa më e ndotur dhe një pastrim i tillë do t’i largojë bakteret.

Mos i prekni sipërfaqet e tualetit.

Nuk ka dyshim që në tualetet e aeroplanëve ka shumë mikrobe. Përpiquni të keni sa më pak kontakt fizik me sipërafqen e aeroplanit në këto hapësira dhe pastrojini duart pas çdo prekjeje.

Përdoreni maskën e fytyrës.

Mund të duket pak e tepruar, por përdorimi i maskës së fytyrës në aeroporte është ide e mirë. Ajo ju mbron nga shumë baktere që hyjnë përmes ajrin në hundë ose në gojë.

Përdoreni lëngun dezinfektues të duarve.

Duart do t’i ekspozohen kontaktit me shumë mikrobe gjatë fluturimit, prandaj lëngu dezinfektues është miku juaj më i mirë në këto raste. Përdoreni atë pas përfundimit të ushqimit ose pas shtypjes së pullave të ndryshme në bankomate.

Përdoreni lëngun për pastrimin e gojës.

Kjo këshillë nuk ka të bëjë shumë me mbajtjen e freskisë së gojës dhe frymëmarrjes, por më tepër me mbytjen e baktereve. Kur goja juaj është e pastruar me këtë lëng, gjasat që viruset të depërtojnë në organizmin tuaj janë më të vogla, shkruan “Daily Mail”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit