32.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Pesë mandate kryetar, çka i mbeti merak Burim Berishës? (Video)

- Advertisement -

Drejt zyrës së njëjtë, eci për 20 vjet.

Është ky Burim Berisha, kryetari aktual i Komunës së Fushë Kosovës.

Nga kjo zyre këtë komunë, Berisha e drejtoi për dy dekada.

20 vjet më pas, kryetari ma jetëgjatë në Kosovë, tregoi se si e nisi rrugëtimin politik.

“Kam ardhur këtu si kryeshef në vitin 2001, nga një ndërmarrje që është quajtur “Voqari” para luftës. Kemi ardhur rastësisht, si çdo punë që fillon rastësisht dhe pastaj mbetesh në atë punë. Fati ka qenë që unë të mbeten deri në fund.Ka qenë një skaj i Prishtinës, një vend i pazhvilluar, një skaj që ka pësuar shumë ndryshime politike, ekonomike, fetare e të ngjashme. Ideja ka qenë që ta transformojmë dhe ta kthejmë në një komunë tipike industriale”, shprehet Berisha.

Garës për të parin e qytetit, Berisha për herë të parë i hyri në zgjedhjet e vitit 2007.

Kundër-kandidati i tij më i fortë, ishte Ahmet Krasniqi nga PDK.

“Zgjedhjet e para kanë qenë interesante sepse nuk kemi pas përvojë, nuk e kemi ditë se si organizohen zgjedhjet.Pastaj i kemi pas disa konkurrentë shumë të mirë, konkurrenca ka qenë korrekte dhe shumë e fortë, njerëzore e dinjitoze. Fati ishte qe në e fituam garën dhe vazhduam”, tregon ai.

Pas dy dekadave në krye të Fushë Kosovës, Burim Berisha njoftoi së nuk do të jetë kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale.
68 vjeçari thotë se për pesë mandate realizoi mbi 3 mijë projekte publike.

Por, shton se diçka tjetër i mbeti merak.

“Peng me ka mbetur sistemi i ujërave të zeza, kthimi i përroskave në lumenj të dikurshëm, ku ka peshq e gaforre, sepse ku ka gaforre ka pastërti. Jemi në proces por i mbetet brezit të ardhshëm me Besnikun ta realizojnë këtë projekt”, shprehet personi që për 20 vjet qeverisi Fushë – Kosovën.

Për Tëvë1, Burim Berisha, tregon se a do ta vazhdoj rrugëtimin politik, pas përfundimit të kapitullit si kryetar.

“Me jetën politike nuk do të vazhdojmë. Do ta mbyllim këtë pjesë të jetës, kemi jetuar dhe jetojmë një jetë më shumë presing dhe ky presing ka vazhduar deri sot. Çka do të vazhdoj? E kam një bashqe në katund dhe do të merrem me çështje të vogla private”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë Besnik Osmani.

Të ngjashme

Të fundit