Ajax është pa trajner dhe në krizë. Kjo pasi të hënën ka ndarë rrugët me trajnerin Maurice Steijn.
Gjigantët holandezë jo vetëm që janë jashtë garës për titull, por pas fillimit më të keq ndonjëherë në një sezon në Eredivisie mund të përballen me një situatë ku u duhet të luftojnë për të shmangur rënien nga kategoria.
Aktualisht përfliten pesë kandidatë që gjatë ditëve të ardhshme mund ta marrin drejtimin e skuadrës me nam. Ata janë: Ralph Hasenhuttl, Graham Potter, Jesse Marsch, Hansi Flick dhe Albert Stuivenberg.
Ajax ndeshet të enjten me Brighton në Europa League, kurse në fundjavë në Eredivisie përballet me rivalin e vjetër, PSV.