5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Pesë emisarët perëndimorë e sjellin draft-statutin e Asociacionit në Prishtinë

- Advertisement -

Pesë emisarët e BE-së dhe ShBA-së që kanë caktuar takim sot në ora 10:00 me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre.

Ky Draft-Statuti i Asociacionit mbështet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insituar që pala kosovare të dalë me një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft -statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë ka shtyrë gjithcka.

Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel pala kosovare kishte hedhur poshtë planin e sekuencimin të propozuar nga ndërjetësit që parashihte që zbatimi i Aneksit të Ohrit të fillonte me fillimin e hartimit të dokumenteve për themelimin e Asociacionit në këmbim të heqjes së fusnotës/ asteriksin me të cilën prezantohet Kosova në disa forume rajonale.

Zyrtarisht, pritjet nga vizita e Pesëshes në Kosovë dhe Serbi janë se ata do të vijnë me kërkesa specifike për palët duke kërkuar implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit pa vonesa e pa kushte.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit