Real Madridi do të ketë nevojë për një mrekulli në mënyrë që të ‘ringjallë’ shpresat e tyre për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.
‘Los Blancos’ do të përballen me Arsenalin të mërkurën në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale, pasi pësuan humbje të madhe me rezultat 3-0 në Londër.
Carlo Ancelotti tani do të përballet me misonin e vështirë për të prodhuar një rikthim historik, me vetëm tri raste të mëparshme kur një ekip ka arritur të rikthehet nga deficit prej tre golave për t’u kualifikuar tutje
Ancelotti do të bëjë rotacione për udhëtimin ndaj Alavesit në vikend, por do të duhet që të bëjë gjithçka në mënyrë e duhur në duelin e kthimit më 16 prill.
Sidoqoftë, Real Madridi ka zhvilluar një reputacion në Ligën e Kampionëe falë rikthimeve të jashtëzakonshme në vitet e fundit, andaj, përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, beson se kjo ndeshje nuk ka përfunduar ende.
“Është ende shumë e hapur. Ne e dimë se si mund të luajë Real Madridi në shtëpi, veçanërisht në Evropë dhe unë nuk do të dorëzohem në këtë ndeshje”.
“Barcelona luajti një ndeshje fantastike në ndeshjen e tyre ndaj Borussia Dortmundit”, ka thënë De La Fuente.
De La Fuente do të jetë i pranishëm në ‘Santiago Bernabeu’ për ndeshjen e dytë, për të përcjellë Raul Asencion, Fran Garcian dhe Dani Ceballos nga kampi madrilen.
David Raya dhe Mikel Merino gjithashtu do të jenë nën vëzhgim, me këtë të fundit që shënoi gol në ndeshjen e parë në Londër.