I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill e përfundoi dëshminë e tij në mbrojtje në Gjykatën Speciale, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e falënderoi diplomatin amerikan në fund.
“Ambasadori Hill, mbaroi dëshmia juaj. Faleminderit që erdhët, faleminderit që ndatë informata që kishit, faleminderit që respektuat rregullat e sallës së gjyqit dhe ju urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, tha ai.
Hill tha se ishte “përvojë e veçantë”.
“Faleminderit. Ishte një përvojë e veçantë, më duhet të them”.
“Po shpresoj që të mos ketë qenë përvojë e keqe”, i tha gjykatësi.
“Kam pasë përvoja më të këqija”, iu përgjigj Hill.






