0.4 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

Përvjetori i Rambujesë /Albright në librin e saj tregon për presionet e mëdha ndaj Thaçit: Rugova, Qosja e Surroi ishin ulur si cunga

Sot shënohet 27-vjetorit i fillimit të Konferencës së Rambujesë.

Mbajtja e kësaj konference dhe pranimi i marrëveshjes që dali nga negociatat që janë zhvilluar brenda kësaj kështjelle franceze konsiderohet si një nga momentet më vendimtare në historinë moderne të Kosovës.

Për këtë konferencë dhe ndikimin e saj në ngjarjet e mëvonshme është shkruar shumë.

Përveç historianëve, për këtë ngjarje kanë shkruar edhe protagonistët kryesorë të konferencës.

Njëra nga ta është edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, e cila është njohur si mike e madhe e shqiptarëve të Kosovës.

Ajo ka qenë njeriu kryesor që në vitin 1999 ka bindur delegacionin e Kosovës ta pranon marrëveshjen e Rambujesë.

Në librin e saj të kujtimeve “Madam Secretary”, Albrigt tregon detaje interesante për negociatat që ka zhvilluar me delegacionin e Kosovës.

Në këtë libër, ajo shkruan se si sh-kryediplomati italian Lamberto Dinit i kishte bërë presion të madh Hashim Thaçit, si udhëheqës i delegacionit të Kosovës.

Ajo ka shkruar se presioni ndaj Thaçit nga diplomati italian nuk ishte i drejt.

Sipas saj, anëtaret tjerë të delegacionit të Kosovës nuk bënin zë.

Madje, ish-kryediplomatja amerikane thotë se ish-presidenti Ibrahim Rugova, publicisti Veton Surroj dhe akademiku Rexhep Qosja ishin ulur si cunga.

Ata kishin premtuar të përgjigjeshin pozitivisht, por kur erdhi momenti, Thaçi nuk dha përgjigje direkte. Kjo i hapi rrugë ministrit të jashtëm italian Lamberto Dinit, që gjithmonë kishte qenë kritik i madh i UÇK-së. Ai i bënte presion Thaçit jo vetëm që ta pranonte kornizën por edhe ta tërhiqte mbështetjen ndaj referendumit për pavarësi. Kjo ishte e padrejtë. Propozimi që e kishim zhvilluar u kërkonte kosovarëve ta shtynin, por jo ta braktisnin, aspiratën e tyre për pavarësi. Përsëri Dini shtynte Thaçin të përgjigjej me po ose jo në atë që për Thaçin ishte propozim i papranueshëm. Si rezultat, Thaçi as nuk e përkrahu kornizën dhe as nuk dha përgjigje direkte. Delegatët e tjerë të tij – Surroi, Rugova e Qosja – ishin ulur si cung, Surroi sepse nuk mendonte që i takonte të fliste, Rugova sepse e kishte ‘stil’ dhe Qosja sepse mendonte se Thaçi po e bënte gjënë e duhur”, thuhet në librin “Madam Secretary.

Të ngjashme

Të fundit