Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka bërë homazhe në Reçak me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ai ka shkruar në Facebook se “ky moment na shërben për të rikujtuar sakrificat e tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm”.
“Sot, bashkë me kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi, ishim për homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e Reçakut, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.Ky moment na shërben për të rikujtuar sakrificat e tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Haxhiu.