Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sipas njoftimit për media, Haradinaj në Prekaz do të shkojë në orën 11:00.
Për nder të Pavarësisë, nesër në vendin tonë do të mbahen një sërë aktivitetesh.