Chelsea po tenton të bëjë goditje të dyfishtë te Manchester City.
‘Blutë’ e Londrës tash e sa ditë shihen si destinacioni më i mundshëm për anëtarin e Man City, Raheem Sterling.
Ata pritet të bëjnë një ofertë zyrtare në orët e ardhshme, për të formalizuar gjithçka, pasi marrëveshja me lojtarin ekziston.
Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Telegraph’ edhe Nathan Ake është në radarin e londinezëve.
Mbrojtësi holandez nuk ka gjetur dot hapësirat e mjaftueshme në formacionin e ‘Citizens’ dhe shihet si mundësi më e lehtë për Chelsea.
Ai ka qenë edhe më parë pjesë e Chelsea dhe mund të jetë i hapur për një aventurë të dytë në ‘Stamford Bridge’.