Në Prokurorinë Speciale pas deputetit dhe ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në cilësi të të pandehurit do të intervistohet edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.
Intervistimi i këtij të fundit pritet të nis brenda pak kohe – merr vesh Nacionale.
Intervistimi i Pecit vjen pas bastisjes në minsitrinë që ai udhëheqë në lidhje me raportimin e Periskopit për fabrikën për mbetje shtazore që Kosovës i kushtoi mbi 8 milionë euro.