-4.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Përveç pajisjes kryeministri Kurti e promovoi edhe kompaninë e cila e fitoi tenderin për akseleratorin në QKUK

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ditën e djeshme ka marr pjesë në përurimin e akseleratorit të dytë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia përuruan pajisjen milionëshe e cila përdoret për rrezatimin e pacientëve të sëmurë me kancer, shkruan Gazeta Shneta.

Por duket se stafi i kryeministrit Kurti përveç promovimit të kësaj pajisje, u kujdesen që ta promovojnë edhe kompaninë e cila ia shiti akeleratorin e dytë QKUK-së në vlerë mbi 1.4 milion Euro.

Në një video të publikuar në faqen e kryeministrit në Facebook, në një sekuencë shihet edhe llogoja e kompanisë “Medica”.

Kryeministri Kurti përveç promovimit që i bëri kompanisë në rrjetet sociale, poashtu edhe në përurim tha se pajisja u instalua për tre muaj e një ditë, ndërsa afati ishte 6 muaj.

“Pajisja që kushtoi 1.4 milion euro, do të jetë në shërbim të të gjithë pacientëve, tre muaj më herët se që ishte planifikuar fillimisht”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në facebook.

Kjo kompani shpërblehet më së shumti me tender nga Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës. “Medica” furnizon këto insticione me pajisje mjekësore dhe materiale tjera mjekësore si oksigjeni.

Nga viti 2018 deri më sot sipas platformës “Prokurimi i hapur”, kompania “Medica” përveç tenderit për akselerator ka fituar edhe kontrata tjera në vlerë mbi 5.7 milionë Euro. /Gazeta Shneta/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit