11.4 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër, rikthehet e rikonstruktuar për besimtarët dhe vizitorët

- Advertisement -

Xhamia e Plumbit, një nga 50 objektet më të bukura të llojit të saj në botë, i është rikthyer e rikonstruktuar besimtarëve dhe vizitorëve.

Për myftiun e Shkodrës, imam Muhamed Sytari, është një ëndërr që bëhet realitet.

“I jemi shumë mirënjohës presidentit të Turqisë dhe të gjithë atyre që kanë punuar për këtë mirësi të madhe. Tashmë kjo xhami merr një pamje të re dhe hy në një erë të re që e mban të lidhur me shpirtin shekullor të saj”, tha myftiu i Shkodrës.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit, ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, vlerësoi investimin nga qeveria turke, i cili vjen në vazhdën e bashkëpunimit mes dy qeverive.

Xhamia e Plumbit është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. E ndërtuar në vitin 1773, ajo mori emrin “Xhamia e Plumbit” për shkak të mbulesës së saj me plumb, një element unik që i ka dhënë rezistencë dhe hijeshi.

Pas dëmeve të përsëritura nga përmbytjet dhe koha, ajo u restaurua falë një projekti të përbashkët të dy qeverive. /RTSh/

Të ngjashme

Të fundit