8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik

- Advertisement -

 

Shtegu i Lirisë së Pashtrikut, përshkon gjatësi prej 27 km, për të kaluar nga Kruma në Cahan, nga Stanet e Pashtrikut deri te Likenet e Hasit. Federata e Motoçiklizmit të Kosovës, sot për herë të parë organizon garën “Kupa e Kosovës” me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të nisin garën nga Likenet e Hasit për ta përmbyllur atë në Krume.

  

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e Shtegut të Lirisë “Pashtriku”, Has-Pashtrik. Aty ku 25 vjet më parë ranë dëshmorë 42 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë transportimin e armatimeve nga Shqipëria në Kosovë.

  

“13 dhjetori i vitit 1998, me kushte shumë të vështira atmosferike, borë, ngricë e temperatura të ulëta, nuk lëkundi vullnetin dhe përkushtimin e 147 ushtarëve në krye me Mujë Krasniqin që të marrin rrugën për realizimin e operacionit për furnizimin e UÇK-së me forca dhe armatim shtesë”, u shpreh kryeministri.  

 

Ai ktheu në kujtesë se pikërisht më 14 dhjetor të vitit të kaluar, me nismë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së së Degës së Hasit, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, filluam projektin të cilin sot po e përurojmë – shenjëzimin e “Shtegut të Lirisë” edhe si shteg garash për motoçiklistët dhe shteg ecjesh për bjeshkatarët.

 

“Duke ndjekur këtë rrugë, motoçiklistët do të mund të përjetojnë bukurinë natyrore të maleve tona, por edhe të mësojnë përpjekjet heroike të ushtarëve të UÇK-së. Duke sjellë në kujtesë historinë tonë të lavdishme tek të gjithë ata që e kalojnë këtë shteg duke ecur, njëkohësisht po promovojmë zhvillimin e turizmin malor dhe rural”, tha kryeministri.

 

E nga malet e Pashtrikut, kryeministri Kurti kishte edhe një porosit: “Përderisa ecim drejt një të ardhme të ndritur, le të mos harrojmë asnjëherë se prej nga vijmë dhe sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë, që ne sot të mund të kemi Republikën demokratike, shtetin e pavarur, institucionet shtetërore dhe zhvillim ekonomik, me rini të talentuar dhe të pashoq kur bëhet fjalë për sukses dhe progres”.

 

Shtegu i Lirisë së Pashtrikut, përshkon gjatësi prej 27 km, për të kaluar nga Kruma në Cahan, nga Stanet e Pashtrikut deri te Likenet e Hasit. Federata e Motoçiklizmit të Kosovës, sot për herë të parë organizon garën “Kupa e Kosovës” me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të nisin garën nga Likenet e Hasit për ta përmbyllur atë në Krume.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit