Është përuruar shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.
Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se shkolla ka 9 klasë të reja, 2 kabinete, 1 bibliotekë, 1 klasë për arsim parafillor, sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me aftësi të kufizuara.
“Pas zvarritjeve disavjeçare, Vranidolli më në fund u bë me shkollë të re. Kompanitë e papërgjegjshme i ndëshkuam dhe hapëm rrugë për finalizimin e një projekti kaq të rëndësishëm për këtë komunitet dhe për gjithë Komunën e Prishtinës. Shkolla ka 9 klasë të reja, 2 kabinete, 1 bibliotekë dhe 1 klasë për arsim parafillor, sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me nevoja të veçanta”, ka shkruar Musmurati.