17.5 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

- Advertisement -

 

Sot, në fshatin Dritan (Dobroshec), u zhvillua një ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë dhe kujtesën tonë kolektive. Në prani të qindra qytetarëve, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga brigada 114 “Fehmi Lladrovci”, familjeve të dëshmorëve, dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, u bë përurimi i tri shkronjave të arta të alfabetit tonë të shenjtë “UÇK” dhe i pllakës përkujtimore në vendin simbolik të quajtur “Guri i Plakës”.

Ky përurim është një akt nderimi për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot. Vendi ku është vendosur pllaka mban emrin “Pika SHKABA 6”, një pikë strategjike e rëndësishme e brigadës 114 gjatë luftës, e cila tashmë do të shërbejë si vend kujtese për brezat që vijnë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!

Nder dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e vëndit

Të ngjashme

Të fundit