-7.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Përurohet pika më e re e Postës së Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të Postës së Kosovës  në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

 

Me këtë rast, kryeministri Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta dërgonte një kartolinë me bukuritë dhe pasuritë natyrore të vendit tonë, nëpërmjet shërbimit postar të Postës së Kosovës.

 

Ai e falënderoi Kryeshefen ekzekutive të Postës, Nora Rracin edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për punën që po e bëjnë në Postën e Kosovës, e cila së fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe shtatë furgonëve të rinj me të cilët është më pranë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve postare.

 

Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci, falënderoi Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e e vazhdueshme ndaj Postës së Kosovës në arritjen e misionit të tyre drejt një shërbimi sa më të mirë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në secilën nga vizitat, si në Postë, por edhe ndërmarrje të tjera, me këto ndryshime, ka edhe motivim më të madh të punonjësve, duke e ditur se postierët deri vitin e kaluar nuk kanë pasur as çanta as pajisje digjitale.

 

Pika e përuruar sot është pika 145-të e Postës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit