31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Përurohen fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Hidrodrini”, Dri Cena dhe Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përuruan sot ndërtimin e fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës, që kishte nisur punimet më 7 nëntor 2023

 

Me një vlerë totale mbi një milionë euro, projekti për ndërtimin e fundërruesit është në kuadër të Programit të Performancës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai është bashkëfinancimi ndërmjet këtë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Klinës dhe KRU “Hidrodrinit”, i siguron ujë të pijshëm 10 mijë banorëve të kësaj komune.  

 

“Ky është një lajm shumë i mirë për banorët e kësaj komune, që i ka gjashtë lumenj, por i ka munguar uji i pijes në masë të konsiderueshme” u shpreh kryeministri. Ai shtoi se në këtë mënyrë, bashkërisht ne të gjithë e shpaguajmë një pjesë të borxhit që kemi për qytetarët, banorët e komunës, në mënyrë që ata të kenë jetë të shëndetshme e të dinjitetshme. 

 

Gjatë këtij përurimi, ai theksoi se projektet e këtilla do të vazhdojnë edhe më tutje, meqenëse infrastruktura nuk përfshinë vetëm investimet rrugore, por edhe ato në ujësjellës, kanalizim dhe energji.

 

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me rastin e këtij përurimi falënderoi ministren Rizvanolli dhe ministrin Krasniqi për mbështetjen ndaj Kompanisë Rajonale “Hidrodrini”. Ai tha se pret që brenda pak ditësh, në bazë të monitorimit që do të bëhet nga laboratori i Hidrodrinit dhe nga Instituti i Shëndetit Publik, do të mund t’i informojnë qytetarët se mund të pinë ujin nga krojet që rrjedhin prej fundërruesit dhe fabrikës së trajtimit të ujit.  

 

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

 

Burimi i ujit natyror ka nevojë për sistem të filtrimit, në mënyrë që të bëhet uji i pijshëm për banorët. E sistemi i filtrimit ka nevojë për fundrruese.

 

Bashkë me Kryetarin e Komunës, Zenun Elezaj, këtu në Klinë, kemi bërë vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e fundërruesit me datën 7 nëntor të vitit 2023, dhe më pak se 20 muaj më vonë, inauguruam fillimin e punimeve, që teknikisht u bë me lëshimin në punë të tri pompave, të cilat sigurojnë prurje të gjithmbarshme prej 84 litra në second, për 10 mijë banorë të Komunës së Klinës.  

 

Investimi i gjithmbarshëm është mbi një milion euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ministri Elbert Krasniqi është këtu me ne, Ministria e Ekonomisë, ministrja Artane Rizvanolli është po ashtu këtu me ne, kompania rajonale “Hidrodrini”, e Komuna e Klinës. 

Ky është një lajm shumë i mirë për banorët e kësaj komune, që i ka gjashtë lumenj, por i ka munguar uji i pijes në masë të konsiderueshme dhe në këtë mënyrë, bashkërisht ne të gjithë e lajmë një pjesë të borxhit që kemi për qytetarët, banorët e komunës, në mënyrë që të kenë jetë të shëndetshme e të dinjitetshme.

 

Cilësia e ujit është e mirë dhe gjithashtu duhet theksuar se projektet e këtilla do të vazhdojnë edhe më tutje, meqenëse për neve infrastruktura nuk është vetëm ajo rrugore po është edhe ujësjellësi, kanalizimi e energjia.

 

Falënderoj të gjithë ata të cilët kontribuuan për një ditë të rëndësishme si kjo, që ne ta kremtojmë së bashku ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit.

 

Të ngjashme

Të fundit