Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila dje së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përuruan në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e shenjtores sonë, Nënë Terezës, ka thënë se Nëna Terezë është simbol I miqësisë ndërmjet popujve.
Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë i Osmanit:
Bashkë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përuruam dje në Ambasadën e Kosovës në Shkup bustin e shenjtores sonë, Nënë Terezës, e cila është simbol i miqësisë ndërmjet popujve e shteteve.
Zemërgjerësia e saj tejkaloi fetë, kombet dhe statuset shoqërore, duke bashkuar njerëzit nën flamurin e dhembshurisë dhe humanizmit. Ky bust është simbol kujtese jo vetëm i jetës së Nënë Terezës, por edhe i vlerave që ajo mbrojti – mirësisë, përulësisë dhe dashurisë për njerëzit.