24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Përtej deformimit të historisë, heshtja na bënë bashkëfajtorë

- Advertisement -

“E vërteta nuk është vetëm një detyrim moral, por një armë kundër rrënimit të shoqërisë.”— Pierre Bourdieu
————————————————————–
Nga: Ragip GJOSHI

•Papërgjegjësia “intelektuale” krim antkombëtar ekstrem

Në vitin 2012, “studiuesit” Jana Arsovska dhe Dimal Basha publikuan një artikull tronditës në revistën shkencore Études Caribéennes, ku trajtojnë me një “guxim “ të paparë “akademik” realitetin “e errët “të Ballkanit Perëndimor pas rënies së komunizmit. Në qendër të analizës së tyre janë tri dukuri ndër më të rrezikshmet për stabilitetin rajonal: krimi i organizuar transnacional, islami radikal dhe aleancat e papastra midis politikës, krimit dhe ideologjisë ekstreme.

Artikulli, me titullin “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi transnacional, Islami fundamental dhe aleanca të paprera”(“Globalizing the Western Balkans: Transnational Crime, Fundamental Islam and Unholy Alliances)”, është më shumë se një analizë akademike: është një thirrje për reflektim të thellë, për përgjegjësi shoqërore dhe për veprim institucional. Fatkeqësisht, në Kosovë, kjo thirrje ka rënë në vesh të shurdhër.Janë mbushur trembëdhjet vjet nga botimi i këtij shkrimi të Dimal Bashës dhe derisa gazetari Besnik krasniqi e “detektoi” dhe bëri publik skandalin askush nuk e hetoi këtë “zbulim” të të parit të Kuvendit të Republikës!
-Studimi i përbashkët i Dimal Bashës, (2012), përfaqëson një ndër analizat më të dëmshme dhe që buruar nga bibliografi e qarqeve më antishqiptare duke kamufluar me lidhjet komplekse midis globalizimit, krimit të organizuar dhe radikalizmit fetar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përmes njëkëtij pamfleti të kinse akademik, tentohet të zbërthehen e “dokumentohen” dinamikat post-konfliktuale që kanë mundësuar lulëzimin e rrjeteve kriminale dhe aleancave ideologjike me potencial të rrezikshëm për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

-Ky shkrim nuk është thjesht një analizë teorike; ai është një akt guximit të tepror të një porosie akademike që sfidon heshtjen dhe kompromisin politik. Pikërisht për këtë arsye, është shqetësuese mungesa pothuajse totale e reflektimit institucional në Kosovë mbi përmbajtjen e tij. Qoftë nga universitetet, institutet kërkimore, mediat, institucionet e drejtësisë apo vendimmarrësit politikë, reagimi ka qenë inekzistent, ose në rastin më të mirë – indiferent.

•Heshtja institucionale dhe faji i heshtur

Prej botimit të këtij “studimi” të dëshëm dhe antikombëtar,snjë nga institucionet akademike të Kosovës – përfshirë universitetet publike, institutet kërkimore dhe Akademinë e Shkencave, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të shqyrtuar, debatuar apo promovuar analizën e mbrapshtë,të pavertetë dhe me plot insinuate që ofron aie(sikur është shkruar në Akademinë e Shkencës dhee Arteve të Sërbisë) . Kjo mungesë reagimi është e pashpjegueshme, sidomos kur kemi të bëjmë me një punim që përmend konkretisht kontekste dhe raste të Kosovës si pjesë e problemeve të përshkruara.
Si është e mundur që një “studim “që flet për tregtinë e paligjshme të armëve, për lidhjet ndërmjet diasporës kosovare dhe rrjeteve kriminale, për ekstremizmin fetar dhe për dështimet e shteteve të brishta, të mos ngjallë asnjë debat institucional?!A nuk është kjo një formë tjetër e bashkëfajësisë përmes heshtjes?

•Përgjegjësia e “autorit”-ve dhe nevoja për ndërgjegjësim kolektiv

Dimal Basha, si bashkautor i këtij studimi, jo vetëm që ka ekspozuar plagët strukturore të shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, por në mënyrë të veçantë ka kontribuar në identifikimin e rreziqeve që lidhen me rrjetet kriminale dhe ekstremiste që operojnë në Kosovë dhe diasporën e saj. Përgjegjësia intelektuale që ai ka ndërmarrë nuk mund të mbetet thjesht në fushën e akademisë ndërkombëtare. Ky lloj angazhimi duhet të nxisë edhe përgjegjësi publike – dhe jo vetëm të autorit.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që institucionet shkencore të Kosovës, si Akademia e Shkencave dhe Arteve, institucionet universitare publike dhe private, Qendrat për Studime të Sigurisë dhe të Drejtat e Njeriut, të ballafaqohen seriozisht me çështjet e ngritura në këtë studim. Në vend të mbështetjes së heshtur të mediokritetit apo relativizmit politik, kërkohet një kulturë akademike që promovon kurajën për të thënë të vërtetën.

•Kritikë ndaj pikëpamjeve të Dimal Bashës mbi Luftën e UÇK-së dhe të pavërtetat

Artikulli i Dimal Bashës përbën një sulm të paskrupullt dhe të qëllimshëm ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kauzës legjitime të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Në mënyrë të pafalshme, autori përdor insinuata politike antishqiptare dhe antikombëtare, duke denigruar sakrificën e një populli që për dekada ka luftuar për të drejtat themelore kombëtare dhe njerëzore.
Pikëpamjet e tij janë të mbushura me të pavërteta flagrante dhe deformime të qëllimshme të fakteve historike. Ai shfaq një narrativë të përshtatur nga interesat e Beogradit dhe strukturave të tij politike dhe fetare, duke u shndërruar në një vegël të propagandës serbe, një zëdhënës i agjendave që synojnë diskreditimin e luftës së UÇK-së dhe të gjithë popullit shqiptar.
Mungesa e përgjegjësisë morale dhe akademike në këtë punim është e qartë. Autori nuk ka asnjë respekt për faktet dhe përkushtimin historik të shqiptarëve, dhe në mënyrë të paimagjinueshme, artikulli i tij shërben si instrument i përhapjes së urrejtjes, përçarjes dhe stereotipave të dhunshëm, që tradicionalisht kanë shërbyer në politikën e Serbisë për shfarosjen dhe nënshtrimin e shqiptarëve.

Është e domosdoshme që institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë të ndërhyjnë menjëherë ndaj kësaj të ashtuquajture “studimi” që në fakt është një pamflet politik i paprecedentë në historinë tonë moderne. Autori duhet të mbajë përgjegjësi penale për shpifje dhe nxitje të urrejtjes kombëtare, përveç se të largohet përfundimisht nga skena politike dhe intelektuale. Ky artikull nuk është aspak pjesë e një dialogu akademik, por një sulm i orkestruar dhe i sponzoruar ndaj identitetit dhe dinjitetit kombëtar shqiptar.
Kjo gjuhë e urrejtjes, e marrë direkt nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe nga klerikët e Kishës serbe, nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe duhet dënuar fuqishëm nga të gjitha institucionet shqiptare. Le të mos harrojmë se historia e luftës së UÇK-së dhe e popullit shqiptar është e ndërtuar mbi sakrificë, dinjitet dhe luftë për liri – vlera këto që artikuj të tillë përpiqen të zhdukin përmes manipulimit dhe trillimeve të pista.
Në përfundim, ky artikull është jo vetëm një turp akademik, por edhe një kërcënim i hapur për stabilitetin shoqëror dhe unitetin kombëtar. Le të bëjmë hedhjen në pluhurin e kohës këtë tekst të paskrupullt, duke u angazhuar në promovimin e së vërtetës historike dhe mbrojtjes së dinjitetit shqiptar në çdo front.

•Roli i mediave dhe drejtësisë: mungesë e ndjeshmërisë profesionale

Mediat në Kosovë kanë një detyrim profesional për të hulumtuar dhe ndriçuar të gjitha aspektet që lidhen me krimin transnacional dhe ekstremizmin, veçanërisht kur këto fenomene janë të lidhura me figura politike apo struktura të infiltruar në shtet. Po kështu, sistemi i drejtësisë nuk mund të qëndrojë pasiv ndaj indikacioneve të dhëna nga hulumtime të tilla serioze. A janë verifikuar të dhënat? A është ndjekur ndonjë pistë hetimore mbi këto tregje të paligjshme që operojnë me përmasa ndërkombëtare? Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi. Por,përpos botës akademike, edhe mediat kanë dështuar ta trajtojnë këtë çështje me seriozitetin që meriton. Në vend të gazetarisë hulumtuese që do të kërkonte të verifikonte dhe të thellonte zbulimet e bëra në studim, kemi parë një neglizhencë të plotë dhe një përqendrim në tema më sipërfaqësore apo senzacionaliste.
Sistemi i drejtësisë, nga ana tjetër, nuk ka reflektuar asnjë shqetësim publik apo hetim institucional të ndërlidhur me çështjet që ngre ky artikull. Kjo heshtje është veçanërisht alarmante, sepse studimi jep tregues të qartë për lidhje të mundshme mes aktorëve të krimit dhe strukturave shtetërore – një çështje që kërkon reagim urgjent.

•Thirrje për veprim dhe transparencë.

Çfarë duhet të ndodhë tani?Ky opinion është një thirrje publike për:
-Institucionet shkencore të ftojnë autorin për ligjërata publike, tryeza diskutimi dhe bashkëpunime kërkimore që ndërlidhen me temën.
-Universitetet dhe institucionet kërkimore të organizojnë debate akademike rreth këtij studimi dhe temave që trajton ai.
-Mediat të rikthehen në rolin e tyre kritik dhe të nisin hetime bazuar në të dhënat që janë publike. Mediet të hulumtojnë dhe trajtojnë në mënyrë të përgjegjshme informacionin që buron nga studime të tilla, duke nxitur debat të shëndoshë publik.
-Kuvendi i Kosovës dhe institucionet e sigurisë të ftojnë ekspertë të fushës, përfshirë autorin Dimal Basha, për dëshmi dhe diskutime në komisione përkatëse. Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të përfshijnë në agjendën e tyre të sigurisë analizat akademike si burime të politikëbërjes së informuar.
-Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës të shqyrtojnë indikatorët e dhënë në studim dhe të hapin hetime të pavarura, kur ekziston dyshimi i arsyeshëm.
-Shoqëria civile të mobilizohet për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie për çështje që lidhen me ekstremizmin, krimin dhe politikat e dështuara të tranzicionit.

•Përtej deformimit të historisë

Nuk qëndrojnë asgjë reagimet post mortum të Bashës për autorsinë.Artikulli fund e krye shkon përtej deformimit të historisë, është e rëndë të konstatohet se Dimal Basha nuk njeh asnjë normë etike dhe akademike në trajtimin e një çështjeje kaq delikate dhe të dhimbshme siç është lufta çlirimtare e shqiptarëve. Ai nuk e njeh fare sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e popullit të tyre. Në vend të kësaj, artikulli i tij paraqet një narrative krejtësisht të përmbysur, që shërben si vegël propagandistike për mohimin e drejtësisë historike dhe moralizmit kombëtar.
Kjo mënyrë e trajtimit të temës tregon qartë një përpjekje të rrezikshme për të ringjallur urrejtje të vjetra, për të krijuar ndasi dhe për të dobësuar unitetin kombëtar. Në këtë kuadër, përpjekja për ta paraqitur luftën e UÇK-së si “krim” dhe “terrorizëm” nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të vënë në dyshim legjitimitetin e luftës së popullit shqiptar për çlirim. Kjo është një formë e qartë e falsifikimit të historisë dhe përçmimit të gjakut të derdhur në mënyrë heroike nga brezat e shqiptarëve.
Gjithashtu, artikulli shfaq një servilizëm të dëmshëm ndaj interesave të jashtme, duke përforcuar narrativat antishqiptare që janë përdorur për të justifikuar dhunën dhe represionin ndaj shqiptarëve. Në këtë kontekst, duhet të veçohet roli i drejtpërdrejtë i institucioneve tona shtetërore për të monitoruar dhe ndëshkuar me forcë çdo shkelje ligjore që buron nga këto shkrime me përmbajtje nxitëse dhe shpifëse.
Një kërkesë e fortë drejtuar intelektualëve dhe mediave është të mos heshtin ndaj këtyre përpjekjeve për të zbehur të vërtetën historike dhe për të minuar integritetin kombëtar. E vërteta e Luftës së UÇK-së është e dokumentuar dhe e vërtetuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe nuk mund të shtrembërohet nga shkrime të tilla me motive politike dhe ideologjike.
Në këtë kuadër, veprimet e Dimal Bashës nuk mund të shihen thjesht si gabime apo mendime personale, por si një rrezik serioz për stabilitetin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare. Ai duhet të marrë përgjegjësi të plotë për përhapjen e këtyre tezave që nxisin urrejtje dhe përçarje, dhe të përballet me institucionet ligjore për pasojat që këto përmbajtje mund të sjellin.
Në përfundim, duhet të theksohet se lufta e UÇK-së është një nga kapitujt më të ndritshëm në historinë moderne të shqiptarëve dhe nuk mund të diskreditohet nga pamflete të frymëzuara nga qarqe armiqësore me qëllime antikombëtare. Kjo është një betejë për të ruajtur dinjitetin, për të mbrojtur të vërtetën dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët mbi themelet e drejtësisë dhe respektit për sakrificën e kombit.

•Pse duhet të reagojmë sot?

Ky opinion nuk është një kritikë e izoluar, është kjo një thirrje për vetëdije kolektive dhe përgjegjësi institucionale. Në një epokë kur rreziqet janë të globalizuara, qasja e mbyllur dhe provinciale e institucioneve tona është e rrezikshme. Nëse nuk i përballojmë të vërtetat e pakëndshme me guxim dhe me dokumentim e instrumente të dijes, atëherë do të përballemi me pasojat e tyre në rrugë të dhunshme apo të dhimbshme.

•Analiza kritike e qëndrimeve të Dimal Bashës për Luftën e UÇK-së kërkojnë përgjegjësi

Në këtë studim kritik, shqyrtohet në mënyrë të thelluar artikulli i autorit Dimal Basha, i cili trajton luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një mënyrë që nuk përputhet me të vërtetën historike dhe etikën akademike. Ky artikull përmban të pavërteta të rënda dhe insinuata politike antishqiptare, që përbëjnë një sulm të qëllimshëm ndaj identitetit kombëtar dhe sakrificës së popullit shqiptar.

•Manipulimi i historisë dhe përçmimi i sakrificës kombëtare

Dimal Basha shfaq një trajtim skandaloz të Luftës së UÇK-së, duke e paraqitur atë jo si një luftë çlirimtare, por si një akt kriminal dhe terrorist. Kjo qasje është në kundërshtim të plotë me dokumentet historike dhe konstatimet e komunitetit ndërkombëtar. Historiani britanik Eric Hobsbawm thekonte rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për të kuptuar dhe mbrojtur identitetin kombëtar, ndërsa këto nënshkrime të pavërteta synojnë të fshijnë një nga kapitujt më të shquar të historisë shqiptare.
Ky manipulim jo vetëm që mohonte sakrificën e mijëra dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, por edhe cenon unitetin dhe besimin e shoqërisë shqiptare ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë. Kjo përbën një formë të rrezikshme të revisionizmit historik, që kërkon të përvetësojë narrativën kombëtare për interesa politike të jashtme.

•Nxitja e urrejtjes dhe përçarjes sociale

Artikulli i Bashës shfrytëzon gjuhë dhe tezë që mbartin ngarkesë nxitëse ndaj urrejtjes, duke kontribuar në përçarjen e mëtejshme të një shoqërie që ende është në proces konsolidimi pas periudhave të konfliktit. Ky diskurs është në linjë me atë që filozofi Hannah Arendt e ka cilësuar si “gjuhën e urrejtjes politike,” e cila ka fuqinë të shkatërrojë kohezionin social dhe të nxisë dhunë.
Në këtë aspekt, autoritetet shqiptare dhe institucionet e sigurisë duhet të veprojnë shpejt dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë lloj të propagandës që cenon stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

•Përgjegjësia ligjore dhe etike e autorit

Shkrimi i Dimal Bashës, në përmbajtjen dhe qëllimin e tij, del jashtë kufijve të lirisë së shprehjes dhe futet në fushën e shpifjes dhe nxitjes së urrejtjes etnike. Në bazë të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, çdo përpjekje për të mohuar të drejtën legjitime të një populli për vetëvendosje dhe çlirim duhet të trajtohet me rreptësi ligjore.
Përveç dorëheqjes nga jeta politike, si një akt minimal i përgjegjësisë morale, autoritetet duhet të nisin hetime për pasojat penale që dalin nga përhapja e deklaratave të tilla. Kjo do të shërbente si një sinjal i qartë kundër çdo përpjekjeje për të minuar unitetin dhe dinjitetin kombëtar.

Përfundim
Në përfundim, artikulli i Dimal Bashës përfaqëson një rrezik serioz për stabilitetin politik dhe social të Kosovës dhe të komunitetit shqiptar në përgjithësi. Manipulimi i historisë së luftës çlirimtare dhe përhapja e urrejtjes etnike janë të papranueshme në një shoqëri që aspiron drejt demokracisë dhe paqes.
Sipas fjalëve të historianit Eric Hobsbawm, ruajtja e kujtesës historike është parakusht i domosdoshëm për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. Prandaj, çdo përpjekje për të shtrembëruar këtë kujtesë duhet të denoncohet dhe ndëshkohet me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale.
Në kohën kur nga anademik Idriz Ajeti,akademik Nexhat Daci,Dr.sc.Jakup Krasniqi erdhi koha që të dalim nga zona e rehatisë intelektuale dhe nga kultura e heshtjes del “akademiku” që botërisht e shanë guerilën më të sukseshme,pa shfrytëzuar dokumentet e librat e njerëzve kredibil. “Zbulimet” si ato të bëra nga Dimal Basha dhe bashkëautorja e tij nuk duhet të na frikësojnë dhe turpërojnë – ato duhet të na nxisin të veprojmë. Përndryshe, do të jemi bashkëfajtorë në degradimin moral dhe institucional të vendit tonë.
Në përmbyllje, heshtja institucionale përballë analizave të tilla nuk është neutralitet – është abdikim nga përgjegjësia publike. Globalizimi nuk është vetëm ekonomi dhe teknologji – është edhe përhapje e rrezikut dhe kriminalitetit pa kufij. Nëse nuk ndërgjegjësohemi për këtë sot, nesër do jetë vonë.

Prishtinë,më 27 gusht 2025

Të ngjashme

Të fundit