-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është familjar i Adem Grabovcit, prek me postimin e tij

- Advertisement -

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi prekës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se personi që vdiq është djali i nipit të tij që kishte vdekur dy vjet më parë.

Ai ka bërë me dije se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Saradran të Istogut.

“PASKA EDHE MË VËSHTIRË! POR, DERI KUR, ZOT? Kur më la Nazi im, thash se mu përmbys jeta, e cila më godiste vazhdimisht në mënyra të dhimbshme. E kur ende jemi të thyer shpirtërisht e të pa pajtuar nga humbja e Tij, sot, Loni jonë mbylli sytë, për të na errësuar jetët tona përfundimisht. Duke ndjerë dhimbje të pa përballueshme, ju njoftojë se: Nesër me datë 16.11.2024, ditë e shtunë, në ora 14:00, Aulonit tonë, do i japim LAMTUMIRËN e fundit, në varrezat e fshatit Saradran të Istogut”, ka shkruar Grabovci.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit