-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

“Personi i Vuçiqit”: Mihali komenton zgjedhjen e kryetarit të ri të Listës Serbe

- Advertisement -

Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zgjedhjen e kryetarin të ri të Listës Serbe, Zlatan Elek.

Sipas Mihalit, Elek është kryetar i ri i “Listës së vjetër serbe”.

Tutje, ajo ka shkruar se Elek është “personi i Vuçiqit”, që ushtron detyrën e drejtorit të spitalit në Mitrovicën e Veriut.

“Sot u bë një muaj nga sulmi terrorist i Serbisë në Kosovë, në Komunën e Zveçanit.

Pikërisht sot u zgjodh kryetari i ri, i Listës së vjetër serbe.

Zlatan Elek –

Ose personi i Vuçiqit që ushtron detyrën e drejtorit të spitalit në Mitrovicën e veriut dhe që në këto 30 ditë si edhe në 5 muajt e kaluar dizinformoi publikisht dhjetra herë për ‘terrorin e Kurtit”, “katastrofën humanitare”, “bllokimin e furnizimit me barna”.” – shkroi Mihali.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit