Personalitetet dhe intelektualët më të njohur në historinë e Mitrovicës i kanë dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të komunës, Arian Tahiri.
Në një takim të organizuar me profesorë, doktorë, intelektualë, veprimtarë të çështjes kombëtare, ish-ushtarakë dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme nga Mitrovica, u theksua përkushtimi për ta mbështetur kandidaturën e Tahirit, si person që përfaqëson energjinë, vizionin dhe bashkimin e qytetit.
Tahiri ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për këtë përkrahje, duke theksuar se ndonjëherë fjala “faleminderit” nuk mjafton për të përshkruar respektin dhe vlerësimin ndaj personaliteteve të dëshmuara ndër vite.
“Mirënjohja ime i tejkalon fjalët. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Mitrovicën dhe Kosovën,” u shpreh Tahiri.