”Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt’, thuhet në reagim.   

Në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se në manastirin e Basnjkës në Zveçan janë futur automjetet e blinduara dhe “persona me maska” të cilët janë duke lëvizur në oborrin e manastirit.

Sipas tyre janë duke u dëgjuar edhe të shtëna.

Sipas Dioqezës, në Manastir ndodhen një grup besimtarësh nga Novi Sadi, një prift, abati Danilo dhe pjesëtarë të tjerë të manastirit. Në njoftim thuhet për sigurinë e tyre, besimtarët janë mbyllur në konvikt.