11.9 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Persiatje paszgjedhore

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Tash janë këto dhjetë ditët më të bukura të politikës sonë: kur për humbjet fajësohen aktivistët e devotshëm, ata që kanë djegur ditë e netë në terren, jo asnjëherë liderët dhe saymen/women që marrin dhe japin pushtet me poste, pameritueshëm.

Fajtorë janë gjithë ata që kanë punuar pallogaritshëm dhe me shpirt, ata që kanë mbajtur flamurin e partisë me idealizëm, që kanë besuar në ndryshime.

Ndërsa të pafajshëm mbeten ata që nuk u panë as në fushatë, që i përflasin dhe udhëheqin fushatat nga karriget e zyreve, por që dinë mirë si të mbajnë karrigen e duhur pas çdo rezultati, qoftë fitore, qoftë humbje.

Ironia është se në politikën kosovare nganjëherë sa më pak të jesh dhe të japësh, aq më shumë të shpërblejnë. Sa më shumë të punosh, aq më shumë faje dhe armiq siguron.

Dhe kështu, rrethi vjen e zvogëlohet: idealistët lodhen, konformistët ngjiten, ndërsa partia rrezikon të mbetet pa shpirtin që e ngriti dikur.

Të ngjashme

Të fundit