6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Përshkallëzohet situata në Turqi, raportohet se “terroristët” kanë marrë pengje

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm i Turqisë e ka cilësuar si terrorist sulmin në selinë e kompanisë së hapësirës ajrore të shtetit, “Tusas”, jashtë Ankarasë të mërkurën. Disa të vdekur janë raportuar nga ky sulm.

Media turke “Haberturk TV” ka raportuar se një shpërthim i madh është dëgjuar jashtë ndërtesës pasdite ndërkohë që ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas medias, po mbahen edhe pengje.

“Një sulm terrorist u krye kundër ndërtesës së Tusas në Kahramankazan, Ankara”, ka shkruar ministri Ali Yerlikaya.

Nuk ka informacione rreth shpërthimit apo të armatosurve, por disa media të tjera kanë raportuar se bëhet fjalë për sulm vetëvrasës. Sipas tyre, sulmi u nis nga disa të armatosur që shkuan te ndërtesa me taksi, me pamje që kanë treguar personat e veshur me të zeza duke gjuajtur mbi kalimtarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit