Ish-deputetët e PDK, Fatmir Xhelili e Nait Hasani, kanë njoftuar se ata kanë qëndruar në Hagë, ku kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, Xhelili ka shkruar se “të gjithë janë me shëndet të mirë dhe me disponim pozitiv!”.
“Përshëndetje nga Haga! Në vizitë te bashkëluftëtarët tanë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Nasimi, Hysniu dhe Pjetri! Të gjithë janë me shëndet të mirë dhe me disponim pozitiv! Përshëndetje nga ata për të gjithë ju, të nderuar!”, ka shkruar Xhelili, transmeton Scanner.
Kujtojmë se gati që dy vjet ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë dhe ende nuk dihet kur do të fillojë gjyqi./Scanner/