-0.6 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Përshëndetje e ngrohtë e Çeferinit dhe Ademit në Bruksel

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjete sociale ka shkruar për urimin që mori nga kreu i UEFA-s.

Postimi i plotë i Ademit:

Kënaqësi e veçantë të ritakohesha në Bruksel me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s dhe tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në një përshëndetje miqësore, pranova urimet e tij të përzemërta për mandatin e ri dhe për suksese të reja në drejtimin e futbollit të Kosovës.

E falënderova presidentin Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FFK-së dhe ndaj meje si dhe vullnetin për të bashkëpunuar ngushtë në projektet e radhës.

Mirënjohës për besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e futbollit! 🇽🇰🤝⚽️

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit