Lajme

“Përshëndetje çlirimtarë” – Sadik Halitjaha dëshmitar i radhës në Speciale, u drejtohet krerëve të UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

November 13, 2023

Në Gjykatën Speciale ka nisur dëshmia e ish-zv komandantit të Zonës së Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Para se të fillojë dëshminë e tij në Speciale, ai dha betimin e tij për deklarata të vërteta, shkruan lajmi.net.

Interesante ishte forma se si ai iu drejtua krerëve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë.

“Përshëndetje çlirimtarë”, tha ai.

Halitjaha do të intervistohet për rreth 16 orë nga Specialja.